Real Madridi dëshiron të mbajë situatën e qetë sa i përket përpjekjeve të tyre për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, William Saliba, sipas një raportimi nga Marca.
Me Arsenalin që është ende në garë për trofe të mëdhenj, ‘Los Blancos’ kanë pasur një qasje diskrete për të mos penguar fokusin e ‘Topçinjve’.
Sidoqoftë, prapa skenave, është thënë se Florentino Perez po përgatitet të bëjë një ofertë serioze për ta sjellë reprezentuesin francez në ‘Santiago Bernabeu’.
Nuk është një sekret që Saliba po shihet si zgjidhja ideale për të udhëhequr mbrojtjen e Madridit nga sezoni i ardhshëm e tutje.
Madridi e dëshiron atë, Saliba është në dijeni të kësaj dhe Arsenali gjithashtu e ka kuptuar interesimin në rritje.
Në ndërkohë Dean Huijsen mbetet një alternativë e mundshme, por Saliba mbetet në krye të listës së dëshirave.
24-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027 dhe drejtuesit e klubit po shpresojnë se mund ta mbajnë atë, madje po punojnë për t’ia rinovuar kontratën./Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...