Portieri brazilian i Manchester Cityt, Ederson mund ta ketë sezonin e fundit tek kjo skuadër.
Siç raporton, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ai mund të largohet këtë verë nga klubi anglez, shkruan Arbresh.info.
Ederson ishte afër të largohej nga klubi edhe vitin e kaluar ku pati oferta të majme nga klubet e Arabisë Saudite, por që vendosi të qëndrojë edhe për një sezon.
Por ofertat vijojnë edhe tani ku sipas Romanos, klubet nga Arabia Saudite nuk janë të vetmet që e kërkojnë 31-vjeçarin.
Braziliani ka një kontratë me Cityn që e mban të lidhur deri në verën e vitit 2026.
Ai ishte transferuar nga Benfica në vitin 2017 ku për të tetin vit radhazi është një titullar i padiskutueshëm dhe njëri nga më meritorët për të gjitha sukseset e klubit./Arbresh.info
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...