Manchester City ka kaluar në finale të Fa Cup lehetësisht duke mposhtur në gjysmëfinale me rezultat 2-0 Nottingham Forestin.
Vetëm pas dy minutave lojë City kaloi në epërsi, kur Matteo Kovacic asistoi te Rico Leëis i cili me një gjuajtje të fortë në hyrje të 16 metërshit shënoi për 1-0.
Futbollistët e Nottingham Forest tentuan të riktheheshin në lojë, por e kishin të pamundur përballë mbrojtjes së fortë të Citizens.
Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllen me epërsinë e Cityt 1-0.
Edhe pjesa e dytë nisi me gol për Cityn, ku në minutën e 51-të realizuan të dytin në ndeshje.
Omar Marmorush asistoi bukur nga rivënia këndore, derisa Josko Gvardiol shënoi me kokë për 2-0.
Në finalen e madhe të Kupës FA, Man City do të përballet me Crystal Palace.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...