Real Madridi u mposht nga Barcelona mbrëmë në finalen e Copa del Rey me rezultat 3-2 pas vazhdimeve.
Kjo ishte hera e tretë që Barça i mposht madrilenët këtë sezon, pas atij triumfi në La Liga me rezultat 0-4 dhe në Superkupën e Spanjës 5-2, shkruan Arbresh.info.
Yamal ishte një prej protagonistëve kryesor në fitoren e mbrëmshme të Copa del Rey, ku dha dy asistime për bashkëlojtarët e tij.
Ai ka dhënë një deklaratë të fortë pas ndeshjes ku goditi madrilenët.
“Nëse ata shënuan një gol, thjesht nuk kishte rëndësi; nëse shënonin dy, nuk kishte rëndësi as kjo. Këtë vit, ata nuk mund të na mundin dhe kjo është vërtetuar”, deklaroi talenti i madh.
Ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave është vetëm pas ditëve, saktësisht me 11 maj ku takohen në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga./Arbresh.info
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...