Peja dhe Bashkimi luajnë sonte ndeshjen gjysmëfinale të dytë të play-offit në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” të Pejës, shkruan Arbresh.info.
Sfida e parë në Prizren u dominua nga Bashkimi ku prizrenasit triumfuan me rezultat 81 – 61.
Sonte pejanët hyjnë për ta barazuar serinë duke marrë parasysh përparësinë e terrenit teksa një fitore e Bashkimit do ta bënte edhe më të lehtë rrugën për finale.
Skuadra e cila bën tri fitore e para kualifikohet në finale aty ku do të luaj ndaj fituesit të duelit Sigal Prishtina – Trepça, atje ku seria është 1-1.
Gjatë sezonit të rregullt këto skuadra u përballen katër herë ku Bashkimi triumfoi në tri prej tyre. Madje dy nga to i ka fituar në “Karagaç”./Arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së