Dy shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës janë arrestuar dje gjatë një aksioni policor në Prizren për kultivimin të substancave narkotike.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në dy banesa janë gjetur dhe sekuestruar sasi e narkotikëve të llojit marihuanë, 175 bimë të mbjellura kanabis sativa, pajisje përcjellëse të laboratorit për kultivim dhe 6 telefona mobil, përcjell Arbresh.info.
Bimët narkotike dhe pajisjet janë shkatërruar ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Ukë Bytyqi, Prizren / 23.04.2025 – 12:00. Janë arrestuar një mashkull shtetas i R. Shqipërisë, një femër shtetase e R. Shqipërisë dhe një mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të dy banesave, janë gjetur dhe sekuestruar sasi e narkotikëve të llojit marihuanë, 175 bimë të mbjellura Kanabis Sativa, pajisje përcjellëse të laboratorit për kultivim dhe 6 telefona mobil. Bimët narkotike si dhe pajisjet përcjellëse me urdhër të prokurorit janë shkatërruar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...