Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, gjatë një vizite në Moskë, vetëm pak ditë pasi iu lejua vizita në Kosovë. Ajo tha se këto qëndrime nuk janë të reja, ngase Kisha Ortodokse Serbe ka qenë historikisht pjesë e ideologjive nacionaliste që ushqyen luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë në vitet `90.
Ministrja Gërvalla, në një postim në ‘Facebook’, ka shkruar se fjalët e Porfirijes përçojnë një vizion për të kaluarën, jo për të ardhmen, ngase, sipas saj, ardhmja e rajonit nuk ndërtohet mbi nostalgjinë për dominim e konflikt, por mbi respektin dhe bashkëjetesën.
“Presim reagim të qartë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë–Serbi. Heshtja ndaj deklaratave që minojnë paqen dhe nxisin urrejtje nuk është neutralitet — është normalizim i gjuhës së urrejtjes. Kosova do të vazhdojë të mbrojë vlerat evropiane dhe paqen në rajon, me përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen,” ka shkruar Gërvalla, teksa vuri në dukje se Kosova është e përkushtuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim, duke shfaqur shpresën se një ditë edhe në krye të Kishës Ortodokse Serbe, të ketë një partner të tillë për të ardhmen.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...