Flick: Ne duam të fitojmë La Ligën dhe Kupën, andaj duhet të fitojmë ndaj Real Madridit

12:08 | 23 Prill 2025
D.H

Trajneri i Barcelonës, Hans Flick, ka dalë në një konferencë për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Mallorca-s në xhiron e 33-të të La Ligës në stadiumin Montjuïc.

Ai e filloi deklaratën e tij: “A është e lehtë kur Olmo dhe Pedri luajnë bashkë? Nuk bëhet fjalë vetëm për ata të dy. Jemi të lumtur që i kemi, por e rëndësishme është që lojtarët që marrin pjesë, të komunikojnë shpejt me të tjerët dhe kjo është mirë të shihet.”

Ai shtoi: “Situata e Ferranit është ndryshe nga lojtarët e tjerë, ai luan shumë dhe dëshiron të shënojë gola, dhe nëse zëvendësohet, ai zemërohet”.

Flick vazhdoi: “A është mirë të kesh një ditë më shumë pushim se Real Madridi? Mund të jetë mirë, dhe mund të mos jetë. Ne kemi luajtur gjithashtu shumë ndeshje në situatën e kundërt. Real Madrid ka një ekip të madh dhe një nga trajnerët më të mirë në botë. Ancelotti është një njeri fisnik dhe unë e respektoj shumë. Ne do të luajmë të shtunën kundër skuadrës së Madridit të udhëhequr nga Carlo, dhe jam i lumtur ta shoh një trajner të madh.”

Strategu gjerman përfundoi: “Barcelona dhe Real Madrid janë ekipe të mëdha dhe është e natyrshme që titujt të vendosen mes skuadrave më të mira. Ne kemi ndeshjen tonë kundër tyre, dhe duam të fitojmë kupën dhe ligën, dhe ne duhet t’i mposhtim ata. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të përqendrohemi tek ata”, u shpreh Flick.

Shpërndaje në rrjete sociale