Barcelona ka triumfuar 1-0 në shtëpi përballë Mallorcas në kuadër të javës së 33-të në La Liga.
Pas vetëm 12 minutash lojë, Barcelona krijoi rastin e parë serioz më anë të Lamine Yamal, por Leo Roman bëri pritje fantastike.
Në minutën e 26-të edhe Dani Olmo testoi portierin Roman, por ky i fundit sërish bëri pritje fantastike.
Mallora mendoi se kishte kaluar në epërsi me anë të Mateu Morey Bauza (45’), por që goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Me të nisur pjesa e dytë, Olmo kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 46-të, që doli të ishte goli i vetëm në ndeshje.
Në minutën e 79-të, Yamal shpresoi se po shënonte golin e sigurisë për skuadrën katalunase, por Roman bëri pritje brilante.
Leo Roman ishte njeriu kryesor që Mallorca pësoi humbje vetëm 1-0, pasi në këtë ndeshje bëri dhjetëra pritje.
Pas javës së 33-të, Barcelona vazhdon si lidere me 76 pikë, ndërsa në xhiron e 34-të do të përballet me Valladolidin./Telegrafi
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...