Ëndrra e çdo futbollisti, trajneri të klubi, stafit si dhe vetë udhëheqësëve është që të fitoj sa më shumë trofe brenda sezonit, mirëpo kryesorja është “tripleta” e famshme.
Për të fituar një “tripletë” një klubi i duhet ta fitoj ligën ku merr pjesë, kupën e atij vendi si dhe Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Disa skuadra e kanë bërë një gjë të tillë e disa të tjera janë në kërkim të kësaj historie.
Në këtë sezon aktualisht kanë mbetur vetëm tri skuadra në garë për tre trofetë kryesor. Barcelona, Parisi dhe Interi, janë në rrugë të mirë për këtë triumf.
Barcelona aktualisht prinë në tabelën e La Ligas katër pikë para Realit, të shtunën luan finalen e Copa del Rey ndaj Real Madridit dhe do të përballet me Interin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Një skuadër që nuk u prit shumë por ja që ndodhet në këtë pozitë është edhe Parisi, i cili prinë në Ligue 1, ka arritur finalen e Kupës së Francës dhe ndodhet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Arsenalin.
Inter është skuadra e tretë që kërkon këtë triumf të madh. “Zikaltrit” nesër luajnë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Milanos në Kupë të Italisë, janë duke prirë së bashku me Napolin kampionatin e Serie A dhe në gjysmëfinale luan me Barcelonën.
Dy prej këtyre skuadrave si Barcelona dhe Inter kanë arritur të fitojnë triplet, madje katalanasit plotë tri herë në vitet 2009, 2011 dhe 2015. “Zikaltrit” këtë gjë e bën vetëm një herë në vitin 2010.
Mbetet të shihet deri në fund të sezonit nëse njëra prej këtyre skuadrave arrin ta bëj historinë./Arbresh.info
View this post on Instagram
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...