Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Pashkës.
Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.
“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror. Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan./tch
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...