Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka deklaruar se do ta mbështesë formimin e Qeverisë Kurti, pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.
“Patjetër që do e votoj Qeverinë. Ne jemi pjesë e Qeverisë, veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministresha. Kthehem në parlamentar, ama jemi pjesë e Qeverisë”, ka deklaruar ajo para se të hynte në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Rexhepi theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që komuniteti boshnjak të përfaqësohet në nivel ministror.
Ndërkohë, diskutimet për qëndrimin e komunitetit boshnjak ndaj Qeverisë së re kanë ardhur pasi deputetja Duda Balje e ka kushtëzuar votën e saj me krijimin e Komunës së Reçanit.
Nga 10 deputetët joshumicë joserbë në Kuvendin e Kosovës, tre përfaqësojnë komunitetin boshnjak.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...