Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, dy janë ndaluar për 48 orë

19:23 | 6 Prill 2025
E.G

Nga 12 persona të nacionalitetit serb, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë rajonale të Prizrenit, vetëm dy prej tyre janë ndaluar për 48 orë, pasi kanë bërë deklarim të rrejshëm.

Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info zyrtari për marrëdhënie me publikun, rreshter Vesel Gashi.

“DRP Prizren ,sektori i hetimve ka ndërmarre veprime operative-hetimore dhe është konstatuar qe veturat kane qene te parkuara ne kompleksin/oborrin e objektit fetar Bogosllovise ne Sheshin Shatërvan . Pasi janë identifikuar këto vetura me persona, sot me date 06.04.2025, reth orës 12:00 tre veturat me targa Serbe, ku në keto vetua kane qene dymbedhjete (12) persona , shtetas te Serbise, janë ndaluar tek ura e “Arastes”, ku fillimisht aty janë kontrolluar personat si dhe veturat dhe pastaj jane shoqëruar ne SRH-Prizren për legjitimim dhe intervistim.”, ka thënë ai.

“Pas intervistimit dhjete (10) prej tyre jane intervistuar ne cilësi te deshmitareve dhe liruar ne procedure te rregullt, ndersa dy te dyshuarit janë prezantuar se janë pjesëtar te MUP-it Serb, por nuk e kane dëshmuar nje gjë te tille me dokumentacion, dyshohet se janë prezantuar rreshem si persona zyrtar. Per te gjitha eshte konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka leshuar Aktvendim per ndalim per 48 ore per dy te dyshuarit.”, shtoi Gashi.

Operacioni ka nisur që mbrëmë dhe u finalizua rreth mesditës së sotme.

LEXO EDHE:

Edhe 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren, Sveçla: Në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe