Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për vdekjen e ikonës shqiptare të filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa.
Nga burgu, ai ka bërë një postim në Facebook duke thënë se roli i saj në kulturën shqiptare mbetet i pavdekshëm, ashtu si edhe emocionet që ajo dhuroi me interpretimet e saj.
Veliaj ngushëlloi familjarët, miqtë dhe artdashësit shqiptarë për humbjen e saj.
“Margarita Xhepa është një margaritar që do të na mungojë shumë, të gjithëve! Shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ikonës se skenës dhe kinematografisë shqiptare, e cila la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke prekur zemrat e gjeneratave me talentin, elegancën dhe përkushtimin ndaj artit. Roli i saj në kulturën shqiptare mbetet i pavdekshëm, ashtu si dhe emocionet që ajo dhuroi me interpretimet e saj. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë artdashësve shqiptarë. Kujtimi i saj do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Veliaj.
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin