Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin që s’njohin as moral as ligje

14:25 | 13 Maj 2026
E.K

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu, ka deklaruar se numrat në listën zgjedhore nuk kanë rëndësi përballë, siç tha ajo, “kundërshtarëve politikë si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”.

Musliu i akuzoi Kurtin dhe Osmanin se janë “të gatshëm të shkelin gjithçka për të përmbushur apetitet e tyre për pushtet”.

Ajo theksoi se beteja e saj politike nuk ka qenë asnjëherë për privilegje apo renditje në listë, por për besimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e demokracisë në Kosovë.

Musliu bëri të ditur se, në një bisedë me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, është diskutuar edhe renditja e kandidatëve në listë, ndërsa shtoi se këtë herë do të garojë me numrin 12.

Sipas saj, zgjedhjet e 7 qershorit janë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit dhe ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin PDK-në./Arbresh.info