Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluksin e turizmit

13:26 | 13 Maj 2026
R J

Saranda ka parkimin e parë publik një hapësirë multifunksionale që do të hapet brenda muajit maj dhe që synon të kombinojë infrastrukturën moderne me standardet europiane të shërbimeve.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ka vizituar ka afër “Qendrën e Mirëpritjes” në Sarandë, një projekt i ri infrastrukturor që pritet të shërbejë si porta kryesore hyrëse për vizitorët dhe turistët në qytetin bregdetar, shkruan rtsh.al.

Projekti është një investim i qeverisë shqiptare, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkisë Sarandë dhe me mbështetjen e Bankës Botërore. Godina parashikon lehtësimin e parkimit dhe menaxhimin më të mirë të fluksit të vizitorëve gjatë sezonit turistik veror.

Zëvendëskryeministrja Koçiu u shpreh se ky investim do të ndihmojë ndjeshëm në lehtësimin e qarkullimit dhe parkimit për turistët që vizitojnë Sarandën, duke e cilësuar zonën si “portën e parë të mikpritjes” së qytetit. Sipas saj, objekti pritet të vihet në funksion për sezonin e ardhshëm turistik.

Shpërndaje në rrjete sociale