OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit

14:46 | 13 Maj 2026
E.G

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka pritur sot  Shkëlqim Hajdari së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, në një takim ku u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë dhe domethënës mbi çështje me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL UÇK shprehën mirënjohje për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Hajdarit ndaj kategorive të dala nga lufta.

Në veçanti, u vlerësua qëndrimi i tij në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tij, OVL UÇK i ndau një mirënjohje Shkëlqim Hajdari, si simbol i vlerësimit për angazhimin e tij të deritanishëm.

Takimi u vlerësua si një moment i rëndësishëm i forcimit të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet palëve, në funksion të çështjeve që lidhen me kategoritë e dala nga lufta./Arbresh.info