Sot në Beograd po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s dhe në prag të tij në hotelin Crowne Plaza ku po qëndrojnë delegacionet janë ngritur flamujt e vendeve pjesëmarrëse.
Në mesin e 54 flamujve të anëtarëve të UEFA-s që marrin pjesë në Kongres është edhe flamuri i Kosovës, shtet i pranuar me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.
Një video që ka qarkulluar nga dita e djeshme në rrjetet sociale, shihet presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi duke ecur pranë flamujve në hotel, derisa ndalet dhe prek flamurin e Kosovës.
Edhe pse ka një video, Federata e Futbollit të Serbisë pretendon se është gënjeshtër se ka flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd.
“Organizator i Kongresit është UEFA dhe FSS si nikoqir i Kongresit me përgjegjësi pretendon se në Kongresin e 49-të në Sava Center nuk ka asnjë flamur të shtetit të Kosovës dhe të gjitha informacionet që dalin në atë kontekst janë absolutisht të pavërteta”, është mesazhi i Federatës së Futbollit të Serbisë.
Serbët vazhdojnë t’i hedhin hi syve dhe nuk e pranojnë realitetin si gjithmonë. Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga mbi 100 shtete, derisa FFK është e pranuar me të drejta të plota në organizatat më të mëdha të futbollit si UEFA dhe FIFA dhe është e barabartë me të gjitha shtetet. /Telegrafi/
Lexo edhe:
HISTORIKE/ Flamuri i Kosovës midis Beogradi në Kongresin e UEFA-s
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin