Pas suksesit me kombëtaren e Meksikës në Ligën e Kombeve të CONCACAF, Santiago Gimenez ka dhënë një mesazh qetësie për tifozët e Milanit: “Keni besim, golat do të vijnë”.
Sulmuesi 23-vjeçar, i transferuar së fundmi nga Feyenoord, pranon se javët e para në Itali kanë qenë sfiduese, por tani ndihet i gatshëm për të bërë atë që pritet prej tij: “Të shënojë dhe të ndihmojë ekipin të fitoj”.
Edhe pse nuk ka gjetur rrjetën prej më shumë se një muaji, Gimenez e sheh pozitivisht situatën dhe thekson rëndësinë e suksesit të grupit:
“Nëse shënon Leao, Pulisic apo ndonjë tjetër, është e njëjta gjë për mua. Po punojmë fort me trajnerin Conceicao dhe nuk jemi të kënaqur me pozicionin në renditje, por sezoni nuk ka përfunduar ende”, shprehet ai.
Pavarësisht presionit nga tifozët, ai e ndjen si privilegj që luan në një klub me histori si Milani dhe dëshiron të ndjekë gjurmët e legjendave si Ibrahimovic, Kakà e Ronaldinho.
Objektivi është i qartë: kualifikimi në Champions League. “Nuk duhet të shikojmë tabelën, por të fitojmë çdo ndeshje”, tha ai, duke paralajmëruar se do të jetë në dispozicion të dielën kundër Napolit, edhe pse nuk është i sigurt për një vend titullari.
Gjatë intervistës të dhënë për “Il Corriere della Sera”,
Gimenez rrëfeu për lidhjen e tij të fortë me fenë, pas një tromboze që rrezikoi karrierën e tij në moshën 17-vjeçare.
“Zoti më shpëtoi ëndrrën time, tani dua të ndjek vullnetin e Tij – si njeri dhe si futbollist.”, u shpreh ai.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...