Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi sot skuadrën e re të kandidatëve PS-së për Shkodrën, ndërsa vlerësoi rëndësinë që kanë zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Kryeministri theksoi se ajo që del nga kutitë e votimit duhet të jetë një mesazh kompakt i shqiptarëve, përtej ngjyrave të partive, përtej të majtës e të djathtës, një mesazh kumbues për Brukselin që e duam Shqipërinë një orë e më parë në BE.
Ndaj, kryeministri theksoi se në 11 maj nuk nevojiten një palë zgjedhje ku rezultati mund të jetë aritmetikisht në rregull për PS, por mund të mos jetë mjaftueshëm një rezultat kuptimplotë për ata që janë në Bruksel dhe anëtarët aktualë në BE.
Kryeministri u shpreh se kjo skuadër e re për Shkodrën po prezantohet para vajzave dhe djemve, gjeneratës së re të shkodranëve, për të cilët shprehu bindjen se “do të jenë në 11 maj masivisht në mbështetje të forcës sonë politike”.
Kryeministri nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për procesin e integrimit europian, ndërsa u shpreh se “në 11 maj jemi thirrur të marrim një vendim shumë të qartë për t’i dhënë një mbështetje shumë të fortë procesit të anëtarësimit në BE”.
“Jemi thirrur për të përcaktuar kohën dhe fatin tonë europian. Ndryshe nga herët e tjera kur BE na ka thënë se vendi juaj është këtu dhe e e ardhmja juaj është bashkë me ne, sot BE është e gatshme që realisht të na bëjë pjesë të vetën. Sot për herë të parë, qysh se ne kemi filluar këtë rrugëtim në fillim të viteve ’90, mundësia që ne të bëhemi anëtarë të BE-së është reale, konkrete dhe aktuale”, shtoi Rama./atsh.al
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë