Gjatë ditës së sotme është shoqëruar në polici, zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë Bedri Dobra.
Këtë lajm e ka demantuar vetë ai, duke thënë se është lajmë i rremë dhe se ai do të ndërmarr rrugë ligjore sa i përket kësaj shpikje.
Ai ka kërkuar nga mediat që të kërkojnë falje sepse kanë tentuar ta prishin imazhin e tij dhe të familjes, shkruan Arbresh.info
“Ministria tashmë e ka demantuar lajmin e pavërtetë me fakte në faqen e saj zyrtare. Unë mbetem gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim”, ka shkruar ai në Facebook.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve për veprimet e disa zyrtarëve publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 83 par. 1 të Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e Ministrisë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes”, ka thënë në Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim Publik në një përgjigje për Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se zyrtarët publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dyshohen se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale: “ Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, të KPRK-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ministri Peci e cilësonte si “Punëtori të vitit” Bedri Dobrën i cili sot u shoqërua në polici
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116