Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme, e diel (16 mars) Shqipëria do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit me intensitet mesatar deri të lartë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet 8m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 22°C
në zonat e ulëta 5 deri 25°C
dhe në bregdet 12 deri 24°C
/rtsh.al/
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...