Manchester United ka arritur të mposht Real Sociedadin me rezultat 4-1 në kuadër të ndeshjes së dytë të rrethit të 1/8 së finales së Europa League.
Me këtë fitore skuadra e Amorimit arriti të kualifikohet në çerekfinale të këtij kompeticioni, shkruan Arbresh.info.
Mysafirët e nisin takimin mirë duke shënuar me anë Oyarzabal pas dhjetë minuta lojë.
Por nuk vonoi shumë dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, Man Utd fitoi penallti dhe realizoi Bruno Fernandes.
Një tjetër penallti u fitua në minutën e 50-të, ku sërish portugezi Bruno e shfrytëzoi në gol dhe i dha epërsinë “Djajve të Kuq”.
Ndërkohë Aramburu i Sociedadit u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtar në fushë spanjollët.
Këtë e shfrytëzoi edhe më shumë United, ku Bruno tre minuta para fundit të ndeshjes e kompletoi hattrcikun dhe i dha vulë fitores së “Djajve”.
“Shkelmin e fundit”, Real Sociedadit ia dha Dalot i cili realizoi në minutën e parë shtesë.
Në çerekfinale, Man United do të luaj me Lyonin./Arbresh.info
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët...
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...