Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se zyrtarët ukrainas do të zhvillojnë bisedime me partnerët amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme për përfundimin e luftës me Rusinë.
Ndërsa presidenti ukrainas sugjeroi se ai nuk do të jetë pjesë e diskutimeve, ai tregoi ekipin që do jetë në këto diskutime:
“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, shtoi Zelensky, shkruan skynews.
Bëhet e ditur se kjo pason bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite muajin e kaluar, të cilat u ndoqën nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme Steve Witkoff. Të pranishëm ishin edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe këshilltari për politikën e jashtme të Vladimir Putinit, Yuri Ushakov.
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...