Arrestohet 25- vjeçari në Prishtinë, i dyshuar për narkotik

12:20 | 7 Mars 2025
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar në Prishtinë, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Siç njofton policia përmes një njoftimi për media, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, e dyshuar e llojit Marihuane, tri peshore elektronike dhe para me vlerë prej 1630 euro.

“Substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor i cili ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 10.488 kg. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i njëjti ka sugjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajte”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale