Për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prishtinës ka organizuar një seancë solemne.
Kryetari i komunës, Përparim Rama, ndau mirënjohje për familjen Jashari si simbol të sakrificës dhe angazhimit të kryeqytetit në ruajtjen e vlerave të shtetit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ai në një postim në Facebook tha se kjo mirënjohje është edhe një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë.
“Sot, në seancën solemne të Kuvendit të Kryeqytetit, përkujtuam dhe nderuam sakrificën e pavdekshme të familjes Jashari – një akt trimërie që shënoi pikë kthese në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Mirënjohja e dorëzuar familjes Jashari nuk është thjesht një simbol, por një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë, në ndërgjegjen kombëtare dhe, mbi të gjitha, në zemrat tona.”, ka shkruar ai.
“Me përkushtim të plotë për të ruajtur dhe nderuar këtë trashëgimi, Kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar “Adem Jasharit”, lokacion për të cilin kemi pëlqimin edhe të vetë familjes Jashari. Ky monument do të qëndrojë si dëshmi e përjetshme e lavdisë dhe heroizmit të tij.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave