Një person ka ndërruar jetë ndërkohë që ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:47, në rrugën “UÇK-së” në Pejë.
Në raport theksohet se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. UÇK-së, Pejë 03.03.2025 – 20:47. Viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Pejë, ka ndërruar jetë. Vdekje e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve