Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan për të ndaluar luftimet në Ukrainë, i cili do t’u paraqitet Shteteve të Bashkuara
Starmer u shpreh se qëllimi i takimit të së dielës ishte bashkimi i aleatëve europianë për të adresuar këtë çështje të rëndësishme. “E para duhet të jetë ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm tani. Çdo marrëveshje duhet të mbështetet nga forca”.
Starmer theksoi se “çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke sjellë aftësi dhe mbështetje të ndryshme në tryezë, ndërsa të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë për veprim dhe të rrisin pjesën e tyre të barrës”, shkruan A2cnn.
Starmer njoftoi disa pika të rëndësishme që u ranë dakord gjatë takimit:
1. Të vazhdohet rrjedha e ndihmës ushtarake dhe të rritet presioni ekonomik ndaj Rusisë për të forcuar Ukrainën.
2.Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë pjesë e tryezës.
3.Në rast të një marrëveshjeje paqeje, do të vazhdojë rritja e aftësive mbrojtëse të Ukrainës për të parandaluar çdo pushtim të ardhshëm.
4.Do të zhvillohet një koalicion i gatshmëve për të mbrojtur një marrëveshje në Ukrainë dhe për të garantuar paqen.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje