Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë muajit shkurt e ‘prishi’ agjërimin e golave.
Muriqi shënoi tre të tillë gjatë katër ndeshjeve të La Ligas, duke nisur nga 1 shkurti e duke e mbyllur me 24 shkurt.
Muriqi luajti 90 minuta në ndeshjen ndaj Atleticos më 1 shkurt, por nuk arriti të gjejë golin, me Mallorcan e tij që u mposht 2-0.
Në ndeshjen e radhës, Osasuna ishte kundërshtari i Mallorcas, me Muriqin që gjeti golin nga penalltia.
Ndaj Las Palmas më 16 shkurt, sulmuesi dardan u ndez edhe më shumë, duke shënuar dy gola.
Kështu, “WhoScored” e ka vendosur Muriqin në ekipin e muajit në La Liga, duke e vlerësuar me notën 7.62.
Vedat Muriqi deri më tani këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar, dhe ka dhuruar edhe dy asistime në La Liga.

Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së