Në 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, kryetari i PS-së, Edi Rama, mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Lezhë, ku vlerësoi rolin e kësaj force politike në zhvillimin e vendit.
Kryesocialisti u ndal edhe te rrugëtimi europian i vendit, duke theksuar se Shqipëria është sot më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ai akuzoi Partinë Demokratike se ndër vite ka penguar procese të rëndësishme integruese dhe ka zhvilluar një politikë konfliktuale që, sipas tij, ka dëmtuar interesat e vendit.
“Vetëm PS që në krye të herës nuk ka lëvizur asnjëherë asnjë milimetër nga vija e drejtë e mbrojtjes së interesit kombëtar dhe për këtë ka plot shembuj. Por shembulli më kuptimplotë është shembulli që dallon si ditën me natën, PS me kundërshtarët e saj politikë. Siç ka ndodhur në 35 vite ndodh edhe sot. PS ndodhet përballë një fronti kundërshtarësh që nuk kanë lënë gjë pa thënë dhe nuk do lënë gjë pa thënë deri kur të jenë humbësit kronikë. Ata e sulmuan brutalisht PS”, tha Rama.
Duke iu referuar Kosovës, ai akuzoi kundërshtarët politikë se ndërsa sulmonin PS-në, në të kaluarën kishin mbajtur qëndrime të gabuara ndaj luftës çlirimtare.
“PS, që ditën e parë të marrjes në dorë të frenave të qeverisjes, u bë mbështetja më e fortë, mbështetja më e palëkundur dhe e përhershme e UÇK-së. Çlirimtarët e Kosovës trajtoheshin si terroristë e përndiqeshin në Tiranë nga ata që sulmonin PS si të shitur te Beogradi. Duket e zakonshme që një forcë politike të ketë marrëdhënie të drejtë me të shkuarën. PS e vetmja që u krijua si një shëmbëlltyrë e vendosmërisë dhe e kurajës së një grupi njerëzish për të ndarë të shkuarën me të ardhmen dhe për ta kthyer drejtimin nga e ardhmja, dhe mbeti e vetmja forcë që diti të ruajë me të shkuarën një marrëdhënie dinjiteti kombëtar dhe vërtetësie historike.U bë njëkohësisht edhe forcë që nuk lejoi të përdhosej Lufta Nacional-çlirimtare, por ua la turpin atyre që e patën dhe e kanë, duke iu kundërvënë luftës dhe duke e shfrytëzuar atë luftë si burimin e një përçarjeje më të thellë në ditët tona”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Rama pati edhe një mesazh për kundërshtarët politikë, duke thënë se është sulmuar ndër vite nga Partia Demokratike, deri te familja dhe të afërmit e tij të ndjerë, por nuk ka zgjedhur t’u përgjigjet me të njëjtën gjuhë. Sipas tij, pikërisht njerëzillëku dhe respekti për kufijtë moralë e dallojnë atë dhe Partinë Socialiste nga kundërshtarët politikë.
Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, temperatur...
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së
Pas 7 muajsh në hapësirë, tre astronautë kinezë rikthehen në...
Reperi Stresi hyn në politikë: Do të jem në terren pranë rin...
35-vjetori i PS-së, Rama: Shqipëria më afër BE-së se kurrë m...
Murati: Pagat janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti