Tre astronautët kinezë, ekuipazhi i misionit Shenzhou-21, u kthyen sot në Tokë pasi kaluan gati shtatë muaj në hapësirë, raportoi media shtetërore kineze. Të tre astronautët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Misioni filloi më 31 tetor, kur anija e tyre kozmike u lançua me një raketë Long March-2F nga qendra e lëshimit Jiuquan në shkretëtirën Gobi.
Ndërsa ishte në orbitë, ekuipazhi kreu misione të ndryshme, nga përpunimi dhe transmetimi i të dhënave eksperimentale deri te transportimi i furnizimeve, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua. Ekuipazhi gjithashtu kreu tre shëtitje në hapësirë, tha i njëjti burim.
Zëdhënësi i agjencisë hapësinore, Zhang Jingbo, tha se Zhang Lu, i cili kishte marrë pjesë gjithashtu në një mision të mëparshëm Shenzhou 15 në stacionin hapësinor, tani ka kryer gjithsej shtatë operacione të tilla – duke e bërë atë astronautin kinez me më shumë shëtitje në hapësirë.
Lu tha sot se ishte thellësisht i prekur pas kthimit në Kinë. Ai tha se misioni i astronautëve nuk do të kishte qenë i mundur pa kujdesin dhe mbështetjen e familjeve dhe kolegëve të tyre, si dhe mbështetjen e udhëheqjes dhe atyre të përfshirë në program.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar