Një nga faktorët e rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e të folurit te fëmijët është koha që prindërit kalojnë së bashku me ta.
Logopedia, Luljeta Kabashi, për Arbresh.info ka folur lidhur me rëndësinë e komunikimit me fëmijë dhe kohën kualitative që duhet të kalohet me ta
Shpenzimi i kohës cilësore në aktivitete bashkëpunuese dhe komunikim aktiv ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e aftësive të të folurit.
“Fëmija ndihmohet në ambientin e shtëpisë, se aty kalon një kohë më të gjatë, dhe është e rëndësishme të inkurajohet për komunikim dhe prindi të jetë një model i mirë për komunikim, dhe një kohë kualitative cilësohet duke i treguar përralla, duke luajtur, dhe duhet të i japin radhën fëmijës të flasë, duhet të ketë mundësin të shprehet pa e korrigjuar dhe pa e përmirësuar por duke i dhënë model”, shprehet ajo.
Tutje, Kabashi tha se logopedi nuk fillon me trajtim menjëherë, por mund të jep sugjerime që edhe në ambient të shtëpisë të ndryshohet qasja e komunikimi.
“Sugjerohet që prindërit në mënyrë kualitative të kalojnë kohën me fëmijë, tu lexojnë përralla, të bisedojnë, t’i japin rend fëmijës”, tha ajo.
Në këtë kontekst, roli i prindërve në mbështetje të zhvillimit të fëmijës është kyç për të parandaluar probleme të mundshme në komunikim./ Arbresh.info/Qëndresa Luma/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...