Për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Blendi Zogaj ka krijuar ketë vepër artistike, për të cilin thotë se i janë dashur tre javë kohë.
Ky flamur është krijuar me plotë dashuri nga 16 vjeçari, me mbi 1000 lule të vogla artificiale.
Për Blendi Zogaj, çdo vit 17 Shkurti sjell një mundësi të veçantë që përmes artit ta shpreh dashurinë dhe respektin ndaj atdheut.
“Për projekte të tilla unë marrë ide të ndryshme. Unë kam dëshirë të krijoj punime për sa i përket shtetit tonë dhe festave tona që i kemi. Siç kam bërë edhe viteve të kaluara, punime të tilla flamuj për 17 Shkurtin dhe 28 Nëntorin, vendosa të bëjë edhe këtë vit, por këtë vit e pata me një qëllim pak më special. Punimi është i krijuar me lule, janë disi lule të plastikës janë lule të cilat janë të vështira me u gjet, por për këtë e falënderoj shumë nënën e cila merret me gjetjen e materialeve”, tregon Zogaj.
Ky punim tregon ai, i ka marr më shumë kohë, ndërsa gjetja e materialeve të duhura, sipas tij, ka qenë pjesa më e vështirë.
“Ky punim më ka marrë pak më shumë kohë se flamujt të tjerë që i kam të realizuar, por mua më ka marrë kohë më shumë gjetja e materialeve, pra një javë më ka shkuar vetëm duke u merre me përgatitjen e projektit para se të filloj të punojë në projekt, pastaj edhe dy javë deri sa e përfundova projektin dhe derisa e nxora ata se çka unë dashtë ta bëjë. Nuk e di, por mund të ceki disa nga punimet të cilat i kam bërë me motive kombëtare, disa nga ato janë kullat shqiptare, ura e Prizrenit, flamuri i Kosovës, flamuri i Shqipërisë, po ashtu e kam bërë edhe një projekt për një ekspozitë me tradita shqiptare me gjëra kombëtare të cilat i kemi traditë shqiptare”, thotë Blendi.






Ky flamur nuk është vetëm një pjesë e artit të Blendi-t, por edhe një kujtesë për rëndësinë që ka ruajtja e historisë dhe traditës shqiptare.
“Unë jam vetë shqiptar, jetoj këtu dhe më fasionon çdo gjë që na prezanton neve dhe kam qejf unë si artist të tregojë që edhe disa nga të rinjtë e kujtojnë të kaluarën, traditat por t’i tregojmë edhe botës që shqiptarët i duan traditat dhe bëjnë punime për traditat e tyre. Unë kam bërë punime e tema të ndryshme, ku i kam bërë disa flamuj për një ankand në mënyrë humanitare”, pohon ai.
Për këtë festë, Blendi Zogaj ka një urim për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Urime 17 shkurti të gjithë qytetarëve të Kosovës, shpresoj që të keni një vit të mbarë”, përfundon ai.
Ndryshe, Republika e Kosovës këtë vit feston17-vjetorin e Pavarësisë. Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe është njohur deri më tani nga 116 shtete./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...