Një grua në orët e hershme të mëngjesit është mbajtur peng nga një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Një person e mban peng një grua brenda QKUK-së, intervenojnë edhe zjarrfikësit
Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe ia ka kufizuar lëvizjen.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit.
“Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, ka thënë Borovci./Arbresh.info
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26