Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26

18:38 | 5 Qershor 2026
E H

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka nënshkruar vendimin për hapjen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për studentet vajza dhe gra që regjistrohen për herë të parë në programet STEM në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Bursat do të jenë të dedikuara për fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM), për studentet e regjistruara në vitin akademik 2025/26.

Sipas njoftimit, thirrja publike do të hapet më 8 qershor 2026, ndërsa detajet mbi kushtet e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet do të publikohen në konkursin zyrtar.

Ky program synon të rrisë pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në fushat shkencore dhe teknologjike në Kosovë./Arbresh.info