Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, një grua është mbajtur peng nga një person në njërën prej klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur në Klinikën Interne, dhe gruaja e mbajtur peng i takon personelit shëndetësor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Muhamet Reqani, komandant i batalionit të zjarrfikësve, i cili ka thënë se i dyshuari me personin e mbajtur peng ka tentuat të kërcejë nga aty, dhe e ka mbyllur derën e dhomës.
“Ne e kemi asistuar policinë dhe në bashkëpunim me ata kemi arritur ta hapim derën”.
“Policia e ka kapur personin që kishte probleme, nga rasti nuk ka të lënduar”, ka thënë Reqani./Arbresh.info
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat