Kanë përfunduar tri nga katër sfidat që kanë nisur në ora 12:30 në Kupën e Kosovës, sa i përket rrethit të 1/8 së finales.
Vëllaznimi ka shkaktuar befasi duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Kuqezinjtë nën drejtimin e Mirel Josës e fituan këtë sfidë dhe arritën çerekfinalen.
Fitoren pas disa ndeshjeve e arriti edhe Llapi i cili e mposhti Vushtrrinë me rezultat 2-0 për t’u kualifikuar tutje.
Ndërsa në sfidën tjetër Malisheva e ka mposhtur në udhëtim Dinamon e Ferizajt me rezultat 2-0.
Ndërkohë, Drita dhe Dukagjini nuk ka prodhuar fitues për 90 minuta dhe sfida ka shkuar në vazhdime./Arbresh.info
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...
Policia e Kosovës publikon statistikat: 25 aksidente me të l...
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...