Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu,ka votuar në zgjedhjet parlamentare të rregullta, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.
Në një prononcim për mediat, Osmani theksoi se është shumë e rëndësishme që qytetarët të shprehin vlerësimin e tyre për politikanët që kanë udhëhequr deri tani, si dhe për ata që garojnë për herë të parë.
Tutje, Osmani tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon.
“Faleminderit që pritët bashkë me mua derisa më erdhi radha të votojë në këtë ditë të rëndësishme…është dhe moti i mirë me diell dhe është pak më mirë të votohet. Besoj që i kanë dhe informacionet nga KQZ se në cilin vendvotim duhet të votohet. Është mundësi e mirë që qytetarët jo vetëm ta japin vlerësimin për politikanët që kanë qenë deri më sot, por edhe t’i japin mundësi atyre që ndoshta kandidojnë për herë të parë dhe është me rëndësi që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë për herë të parë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Osmani./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...