Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit, të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë hapur sipas orarit të planifikuar në Ambasadat dhe Postet Konsullore të Republikës së Kosovës.
Në përputhje me vendimin e KQZ-së, MPJD ka krijuar kushtet e nevojshme për funksionalizimin e 33 qendrave të votimit dhe gjithsej 42 vendvotimeve.
“Procesi ka nisur pa vonesa, me qendrën e parë të hapur në Stamboll, pasuar nga 28 qendra të tjera në Evropë, të cilat kanë nisur punën në përputhje me oraret e parashikuara dhe kohën lokale në vendet e caktuara. Ndërkohë, Qendrat e Votimit në Washington, New York, Ottawa dhe Toronto kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë gati të presin votuesit sipas kohës lokale. MPJD ka shtuar kapacitetet e saj në misionet diplomatike dhe konsullore për të garantuar një proces të rregullt dhe të sigurt, duke koordinuar nga afër mbarëvajtjen e votimit. Si rrjedhojë, MPJD ka ofruar të gjithë mbështetjen e saj logjistike, njerëzore dhe financiare për të siguruar zhvillimin e procesit në përputhje me standardet më të larta”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...