Sekretarja e Përgjithshme e Internacionales Socialiste, Chantal Kambiwa, ka dërguar një mesazh mbështetjeje për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në njoftimin e VV-së thuhes se ajo shprehu solidaritetin e Internacionales Socialiste dhe vlerësoi përkushtimin e Albin Kurtit për drejtësi dhe fuqizimin e kosovarëve. “Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti janë pjesë aktive dhe e përkushtuar e familjes sonë të madhe që përfaqëson lëvizjen globale progresiste”, theksoi Kambiwa.
Ajo gjithashtu e vlerësoi qeverisjen katërvjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje për të cilën tha se “ka sjellë progres ekonomik paralelisht me konsolidimin demokratik,” dhe theksoi se Kosova është një “partner kyç për paqe dhe stabilitet në Europën Jug-lindore.”
Kambiwa theksoi rëndësinë e Kosovës si “partner kyç për paqe dhe stabilitet në Europën Jug-lindore” dhe shprehu mbështetje për angazhimet e Albin Kurtit në këtë drejtim, duke theksuar se Kosova ka dëshmuar se “e ka vendin në të gjitha institucionet e mëdha europiane dhe botërore.”
Në fund, Kambiwa i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për të vlerësuar progresin e arritur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shprehu besimin se ata do ta vlerësojnë këtë progres në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Ne jemi të bindur që qytetarët e Kosovës do ta vlerësojnë gjithë progresin e arritur viteve të fundit në rrethana shumë sfiduese,” tha ajo./rtk
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...