“E nisëm bashkë duke nderuar sakrificën për liri në Prekazin heroik dhe po e përmbyllim me tubime madhështore në mbarë vendin”, u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar entuziazmin e qytetarëve si tregues të mbështetjes për vizionin e tij për zhvillimin e vendit.
Agjenda e kandidatit për kryeministër përfshin takime me banorët e Kabashit në Korishë të Prizrenit, rininë e Suharekës dhe komunitetin e Lubizhdës. Në ditët në vijim, Haradinaj do të vizitojë Rahovecin, Krushën e Madhe dhe Gjakovën, për të përmbyllur fushatën me një tubim madhështor në Pejë.
“Të dielën vendosim për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Vendosim për fatin tonë. Vendosim për fëmijët tanë”, theksoi lideri i koalicionit për Kosovën Fituese, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 137 më 9 shkurt.
Fushata e Haradinajt është karakterizuar nga një fokus i veçantë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht me aleatët perëndimorë, duke e vendosur anëtarësimin në NATO si një nga prioritetet kryesore të programit qeverisës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...