Policia e Kosovës njofton se ka gjetur sërish armë dhe municion në Mitrovicë të Veriut.
Në njoftimin për media thuhet se është kryer kontroll në një lagje afër lumit Ibër dhe gjatë kontrollit në një kotec pulash janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një armë te gjatë – AK-47,
• Dy (2) karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishek,
• Katërqind e shtatëdhjetë e tre (473) fishek të pistoletës,
• Dyzet (40 ) fishek të armës së gjuetisë,
• Njëqind e njëzet e dy (122) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë,
• Një (1) thikë taktike,
• Një (1) komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe
• Një (1) çantë e zezë.
“Në lidhje me rastin në Stacion Policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68 vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë