Më 9 shkurti i këtij viti pritet të jetë vendimtar se kush do ta udhëheq shtetin e Kosovës për katër jetët e ardhshme.
Qytetarët e Kosovës kanë edhe dy javë kohë, t’i dëgjojnë dhe lexojnë planë-programet e partive politike, për të vendosur se kujt nga pesë partitë kryesore në vend t’ia japin votën e tyre.
Megjithatë, deri atëherë ka kohë.
Por, ajo që është vënë re gjatë tubimeve të partive politike, është gjuha e ashpër që po përdoret nga disa liderë partiakë, premtime nga më të ndryshmet, e më kryesorja “shndërrimi” i disa prej tyre në këngëtare.
Jemi mësuar që kryeministrin Albin Kurti, i cili edhe në këto fushatë kandidon për postin e të parit të Qeverisë nga Vetëvendosje, ta shohim të qetë e serioz, por në këtë fushatë po ngjason me atë Kurtin e opozitës, që bërtiste e ngrinte zërin në organizimet e partisë së tij kundër pushtetit të asaj kohe.
Kryeministri që synon edhe një mandat të tretë, për dallim nga deklaratat e fushatës së kaluar që shprehej se kushërinjtë janë për dasma, e jo për me i shti në punë, këtë fushatë po numëron votat e partisë që ai udhëheq.
Kurti nuk po i lë anash as ngacmimet për kandidatët e tjerë për Kryeministër.
Së fundmi ai gjatë tubimit në Malishevën e Fatmir Limajt, nuk la pa e thumbuar këtë të fundit.
E një profesion krejtësisht tjetër ka provuar këtë herë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila po ashtu vjen nga partia në pushtet.
Nagavci ia ka mësyrë edhe këngës në një prej tubimeve në Kaçanik, por pa talent.
Ndoshta do të kishte qenë më mirë po të qëndronte në profesionin që e ka, e muzikën t’ia lë estradës, edhe ashtu shumë të madhe që ka vendi ynë
E këngën nuk la pa e provuar as ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Edhe ky jo fort zë të mirë.
Mbesim te kënga, kësaj here kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj siç duket e ka kuptuar se nuk është që ka edhe aq shumë talent për muzikë. Kësaj here ka vendosur të jetë më serioz.
E një pa logjikë dhe aspak të kuptueshme e dha në një nga tubimet deputetja e Vetëvendosjes dhe kandidate për këtë pozitë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fatmire Kollçaku.
E kuptuat? Epo, as ne.
Këto janë vetëm disa prej deklaratave dhe interesante dhe të sikletshme në fushatën, e cila ka para vetës edhe dy javë deri në zgjedhje. Deri në zgjedhje, kush e di çfarë do shohim e dëgjojmë nga këto tubime politike.
Ne urojmë që kushdo që të votohet nga qytetarët, të mos jenë kështu edhe në sallën e Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info/ Kujtesa Berisha/
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...