Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin e saj qeverisës në qytetin e Ferizajt.
Atje kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka premtuar mirëqenie, teksa ftoi ferizajasit të bëjnë ndryshimin.
“Ne kemi një ambicie shumë të madhe. Një ambicie që tejkalon edhe pritjet tona. Për Ferizajn termocentral me gaz amerikan në mënyrë që Ferizaj të jetë kryeqytet i energjisë së Kosovës. Për të gjithë shërbyesit publik ne e kemi koeficientin 150, që në javën e parë të qeverisë. Rritja e pagave është domosdoshmëri, familjet kosovare duhet të jetojnë mirë në Kosovë. Prandaj, atyre do t’ua rrisim pagat me koeficient 150, që në javën e parë nga 200 euro pagë shumë për secilin punëtor në Republikën e Kosovës. Për fëmijët në shkolla mësim tërë ditor, fëmijë në shkolla nga 8 orë, shujta të ngrohta”, ka thënë ai.
Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi premtoi termocentral me gaz në Ferizaj.
“Ferizaj do të bëhet dritë në qeverisjen me Lumir Abdixhikun”, tha ai.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët e LDK-së për deputetë nga Ferizaji.
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...
E dhimbshme: Këta janë babë e bir që vdiqën tragjikisht në a...
Ndahen 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevo...
Zyrtare: Alvaro Arbeloa njofton largimin nga Real Madridi
Driton Hyseni emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mjed...
KQZ certifikon listën votuese për zgjedhjet e 7 qershorit, m...