Qeveria në detyrë, ka miratuar ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 1 milion euro për zbatimin e masës 3.4 “Kuponë ushqimi”, e cila synon mbështetjen e familjeve në nevojë.
Kryemin istri në detyrë Albin Kurtit, ka theksuar se kjo masë është pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe ka për qëllim ofrimin e ndihmës direkte për kategoritë sociale.
“Ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej një milion euro synon mbështetjen e familjeve në nevojë, përmes masës 3.4 kupon ushqimi në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, ka deklaruar Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Ai ka theksuar se fondet do të transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në Departamentin e Skemave Sociale dhe do të përdoren për mbulimin e kostove sipas thirrjes së shpallur për përfituesit.
“Mjetet transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në Departamentin e Skemave Sociale dhe do të përdoren për mbulimin e kostove sipas thirrjes së shpallur për përfituesit”, ka deklaruar ai.
Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka vendosur edhe rritjen e shtesave për lehonat e papunësuara, nga 325 euro në 500 euro në muaj, duke nisur nga ky muaj.
Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa ...
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...
Garda Revolucionare e Iranit: 35 anije kanë kaluar Ngushticë...
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...