Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.
Hamza ka rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike.
“Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare. Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike. E falënderova ambasadorin Guérot për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe euroatlantik”, është shprehur Hamza./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë