Leicesteri ka arritur ta mposht Tottenhamin në udhëtim me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së 23-të në Premier League.
Ishin vendasit që arritën të shënonin të parët me anë të Richarlison, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo pjesa e dytë foli në anën e mysafirëve ku në minutën e 46-të, shënoi përmes Jamie Vardy.
Ndërkohë katër minuta më vonë, El Khannouss realizoi edhe golin e dytë.
Deri në fund të takimit gola të tjerë nuk pati dhe Leicesteri arriti tri pikët e mëdha në luftë për mbijetesë.
Me këtë triumf skuadra e Ruud van Nistelrooy kaloi në kuotën e 17 pikëve dhe është i 17-ti, kurse Tottenhami mbeti i 15-ti me 24 sosh./Arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur