Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me dy ndeshje tjera në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.
Vëmendja kryesore është tek derbi i rivalëve të vjetër mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Kjo sfidë luhet në palestrën “Minatori” ku për dy skuadrat fitorja është e domosdoshme.
Në katër sfidat e zhvilluara këtë sezon mes këtyre dy klubeve në të gjitha garat secila skuadër ka nga dy fitore.
Ballafaqimi tjetër është midis Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit.
Gjakovarët në superformë kërkojnë të vazhdojnë formën e mirë edhe ndaj prizrenasve, të cilët janë nuk po kalojnë ditë të mira.
Vëllaznimi në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ka vetëm një humbje.
Të dy këto përballje startojnë me fillim nga ora 18:30./Arbresh.info
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...