Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale në Sheshin “Skënderbeu” ka organizuar performancën artistike “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafirë”.
Lahutari Sokol Havolli ka improvizuar një odë të vogël ku ka ndezur edhe një zjarr në të cilin po përgatit kafe, shkruan Arbresh.info.
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka shfaqur mbështetjen e tij ndaj Sokolit.
Ai tha se Sokoli është një mik i vjetër, shkruan Arbresh.info.
“Kam ardhur ta mbështes Sokolin në rrugën e tij në Kuvendin e Kosovës. Lus të gjithë qytetarët e Kosovës që modelin e Sokolit si shqiptar ta votojë dhe ta sjelli aty ku e ka vendin”, tha ai.
Ndërkaq Palkolloi falënderoi profesorin Ferid Agani për mbështetjen e tij.
“Kur kam dalë me lahutë e kam kuptuar që sa i etur është shqiptari me pa shqiptarin tradicional.”, u shpreh ai./Arbresh.info

Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve