Shefja e misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM) në Kosovë, Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, nisi zyrtarisht misionin sot gjatë një konference për media në Prishtinë.
Shefja e misionit Loiseau njoftoi se, pas ftesës nga Presidentja e Kosovës drejtuar BE-së për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, misioni do të shpërndajë në terren 18 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve për t’i mbuluar të gjitha komunat e Kosovës.
Loiseau theksoi se prania e Misionit ka për qëllim të vëzhgojë dhe vlerësojë nëse procesi zgjedhor respekton ligjin e Kosovës, standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e mëhershme.
Kjo gjithashtu nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën për të fuqizuar më tej qeverisjen demokratike.
“Po i shpërndajmë në terren nëntë ekipe të vëzhguesve afatgjatë, që punojnë në çifte, meshkuj dhe femra, në mbarë Kosovën. Ata do të vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje në të gjitha komunat. Vëzhguesit afatgjatë janë të rëndësishëm për misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të BE-së për të kryer një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor, në përputhje me metodologjinë standarde të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve”, tha ajo.
Ajo tha se ekipet e vëzhguesve janë të kombinuara për nga aspekti kombëtar dhe gjinor.
Shefja e Misionit nënvizoi se parimet kryesore të vëzhgimit përfshijnë pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin./Arbresh.info

Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit